Teksa ka shpërndarë pamjet gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha para Selisë së PD, kreu i kësaj partie Lulzim Basha ka hedhur akuza të tjera kundër ish-kryeministrit duke thënë se ishte pikërisht Berisha që paralajmëroi, orkestroi dhe dirigjoi të gjithë sulmin në 8 janar.

Basha mes të tjerash shton se Berisha e dinte që në seli ndodheshin deputetë dhe drejtues demokratë, por sipas tij nuk i kurseu urdhrat për mercenarët që të godisnin zyrat e partisë.

“Të gjithë e dinim që ai do të bëhej i dhunshëm. Dhuna ishte qëllimi i tij që nga fillimi.” shprehet Basha.

Postimi i plotë:

Sali Berisha e paralajmëroi, orkestroi dhe dirigjoi të gjithë sulmin e dhunshëm mbi selinë e PD në 8 janar. Ndonëse e dinte fare mirë që në seli ndodheshin deputetë dhe drejtues demokratë, ai nuk i kurseu urdhrat për mercenarët që të godisnin zyrat e partisë. Të gjithë e dinim që ai do të bëhej i dhunshëm. Dhuna ishte qëllimi i tij që nga fillimi.