Bashkatdhetarët që ishin në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit, tashmë kanë nisur të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo, ashtu siç edhe kur erdhën, ata po përballen me pritje të gjata edhe për të dalë nga Kosova.

Sipas të dhënave të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, momentalisht në pikën kufitare në Merdar kolonat kanë arritur deri në 1 kilometër gjatësi.

Për të dalë nga ky vendkalim, mërgimtarët po detyrohen të presin deri në 3 orë.

Kolona janë krijuar edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Bashkatdhetarët po presin 20-30 minuta aty.

Deri në 30 minuta po presin edhe ata që po largohen nga vendi përmes pikës kufitare në Jarinje.