Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Gashi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se është vetizoluar, përcjell Rekordpress.com.

“Gjendja ime shëndetësore është stabile, gjendem në vet-izolim dhe duke i respektuar të gjitha masat antiCovid-19”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Si rezultat i shfaqjes së disa simptomave të pazakonta, jam nënshtruar testimeve për Covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv.

Gjendja ime shëndetësore është stabile, gjendem në vet-izolim dhe duke i respektuar të gjitha masat antiCovid-19.

Falënderoj stafin mjekësor të QKMF-së, në Obiliq, për shërbimet dhe kujdesin gjatë trajtimit në ambulantën antiCovid-19.

Përkushtimi dhe puna në shërbim të qytetarëve po vazhdon me intensitetin e njëjtë ndërsa unë do të punoj nga shtëpia deri në stabilizimin e gjendjes shëndetësore.

Meqë përhapja e këtij virusi ka filluar të shënojë ngritje,kërkoj që të respektoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore!.