Policia metropolitane të cilës i referohet Top Channel përmes një njoftimi thotë se të Dielën e dy Janarit një shtetas shqiptar u gjet i djegur brenda një garazhi në zonën Clapton.

Ermal Qose 35 vjeç,  humbi jetën si pasojë e një zjarri masiv brenda një ferme kanabisi në adresën Southwold Road, E5.

Një 33 vjeçar është arrestuar nën akuzën e burgosjes së rreme dhe kultivimit të kanabisit. Ky person po hetohet në gjendje të lirë.

Po për këtë ngjarje më 7 Janar është arrestuar një 26 vjeçar nën akuzën e vrasjes, burgim të rremë dhe kultivim kanabisi.

DCI Mark Rogers që po udhëheq këtë hetim thotë se viktima Ermali humbi jetën në rrethana tragjike pasi mbeti i izoluar brenda kësaj godine e kthyer në një fermë kanabisi e cila u përfshi nga flakë të mëdha.

“Ne kërkojmë ndihmën e publikut në këtë hetim të cilët mund të kenë kaluar afër kësaj godine”, deklaroi Rogers