Sot u raportua per një rrahje brutale të një vajze nga dy të tjera. Nga videoja, shihet se dy të dyshuarat e kanë goditur me grushte e shkelma viktimën. Sipas Prokurorisë dy të dyshuarat janë ndaluar për 48 orë.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi ka dhënë detaje të reja për rastin.

Ai tha se rrahja ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

Sipas tij, viktima ka pranuar lëndime të lehta trupore, por ajo nuk ka dëshiruar ta raportojë rastin në Polici. Mirëpo pas qarkullimit të lajmit, Policia i ka marrë në stacion katër vajzat e përfshira në rrahje.

Fillimisht, Sipas Gashit viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarat janë ende duke u intervistuar.