Dy persona kanë vdekur pas një aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë, që ka ndodhur rreh orës 09:00 të mëngjesit të së dielës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga ky aksident, kanë mbetur të lënduar edhe nëntë persona të tjerë, derisa në aksident ishin të përfshira tri vetura, shkruan Demokracia.com.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Hetuesit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje janë duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftim.

Policia ka konfirmuar se rruga është e bllokuar aktualisht, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve që të shfrytëzojnë rrugët alternative.