Klan Kosova mëson se dy persona kanë mbetur të vdekur nga një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Lupç i Poshtëm, në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Në bazë të informatave, dyshohet se ka edhe persona të tjerë të lënduar, derisa të përfshira në këtë aksident të rëndë janë tri vetura.

Policia ende nuk ka dhënë detaje rreth këtij aksidenti.