Fifi tashmë është kthyer në një nga personazhet më të përfolur të mediave, veçanërisht pas daljes së saj të bujshme nga “Big Brother VIP Albania”, ku qëndroi për një kohë relativisht të gjatë.

Një nga temat më të diskutuara ka qenë edhe marrëdhënia e saj Granitin, një tjetër ish-konkurrent i shtëpisë së “BBV”.

Ata u afruan me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit të tyre në garë, ndërkohë duket se ky afrimitet ka vijuar edhe pas daljes së tyre, pasi ata janë parë duke kaluar shumë kohë me së bashku.

Nga ana tjetër, këngëtarja ka publikuar një “mini-intervistë” në llogarinë e saj tnë “Instagram”, ku ndjekësit e saj i kanë bërë disa pyetje dhe ajo është përgjigjur.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ka qenë pyetja drejtuar Fifit nëse është në një lidhje apo jo.

Përgjigjja e këngëtares na ka konfuzuar të gjithëve, duke mos dhënë kështu një deklaratë konkrete.

Ajo u shpreh se, edhe pse shumë njerëz sipas saj duan ta dinë përgjigjen, ajo dëshiron vetëm të thotë se ndihet shumë e lumtur.

“Tregon a je single, a me najkon?”- ka pyetur ndjekësi, duke cituar vargjet e këngës së njohur.

“Eh këtë përgjigje duan shumë njerëz ta dinë. Unë veç di me thanë që jam shumë e lumtur”- është përgjigjur Fifi, duke mos e mohuar një lidhje të mundshme.