Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar një raport mbi efikasitetin e ministrave të qeverisë Kurti sa i përket realizimit të agjendës legjislative për periudhën mars-dhjetor 2021. Nga projektligjet e aprovuara, ministrat më efikas janë Elbert Krasniqi i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Faton Peci i Ministrisë së Bujqësisë, raporton Gazeta Express.

Ndërkaq ministrat më joefikas janë Xhelal Sveçla i Punëve të Brendshme dhe Donika Gërvalla e Punëve të Jashtme.

Sveçla ka realizuar 15.3% të programit legjislativ kurse Donika Gërvalla 20% të programit legjislativ.