Ndjësi djegie të vazhdueshme, irritim të stomakut apo ndjësi përzirje, dhimbje që fillojnë nga stomaku e ngjiten deri në fyt, të gjitha këto simptoma të çojnë tek një emër ‘gastriti’. Gastriti është inflamacioni i mukozës së stomakut, pra i shtresës që mbulon stomakun nga brenda dhe bie në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimet. Stresi, tensioni, shqetësimet apo depres.ioni mund të çojnë në sekrecione jonormale të stomakut si dhe lëngje të ndryshme të tij. Kur nuk kanë se me çfarë të reagojnë, këto lëngje sulmojnë indet e stomakut dhe shkaktojnë gastritin. Menjëherë kemi një tendencë të shkojmë te mjeku dhe të marrim ila.çe, por do të ishte më mirë që gjithçka të kalonte nga ushqimi. Duhet të keni parasysh se duhet të evitoni ëmbëlsirat e tepërta dhe pikantet, të cilat e irritojnë stomakun. Në listën e ushqimeve që nuk duhet të hani nëse vuani nga gastriti: domatet, erëzat pikante, hudhra, qepa, karafili i tharë, kanella, pijet alko.ol.ike si bi.rrat, vera e bardhë dhe e kuqe, uthulla e bardhë e rrushit, pijet e gazuara, çaj xhenxhefili dhe çaj i zi, agrumet si (portokalli, limoni, mandarinat dhe qitro), djathërat e yndyrshëm sidomos djathërat e regjur si ai i deles. Nga ushqimet tuaja duhet të hiqni peshqit që kanë dhjam, si ngjala, salmoni.